Vjen konfirmimi nga Vllaznia, klubi shkodran “i tregon derën” mbrojtësit (FOTO)

Dihej prej disa ditësh, por tashmë e zyrtarizon edhe vetë Vllaznia. Xhelil Asani nuk do të jetë më pjesë e klubit kuqeblu. Mbrojtësi i majtë që u mor nga Erzeni në merkaton e shkuar verore, nuk do të vazhdojë më as me Vllazninë. Klubi shkodran njofton se me mirëkuptim të të dyja palëve është mbyllur marrëveshja.

Lajmin për largimin e 28-vjeçarit. e ka bërë  të ditur vetë Vllaznia me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Xhelil Asani. Ne e falenderojmë për kotnributin e dhënë për skuadrën tonë në gjysmën e parë të këtij sezoni dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Faleminderit Xhelil Asani!”.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës