“Më vjen keq për tifozët”, Ahmataj totalisht i dorëzuar pas humbjes në derbi: Nuk kam organikë

Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 2-1. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj.

“Më vjen keq për ambientin, tifozët për humbjen që pësuam. Një ndeshje shumë e mirë u prish në një moment dhe ramë nga ana psikologjike. Mungesa e eksperiencës në disa pika kyçe të lojës, por duhet t’u besojmë të rinjve sepse janë e ardhmja”, u shpreh fillimisht trajneri i Tiranës.

“Ne e nisëm mirë lojën e kishim nënkontroll deri në momentin e gabimit të Abdullahut. Kishim mundësi të dyfishonim rezultatin. Duhet eksperiencë në një ndeshje kaq të rëndësishme. Na dhemb kjo humbje, por ky është futbolli”, tha më Ahmataj.

“Nuk është diferenca kaq e madhe sa e bëtë. U fol sikur po na mbante ne Partizani në zonën tonë. Kur vijnë shumë gola nga gabimet, vetbesimi te lojtarët fillon dhe bie pasi mendojnë se do ndëshkohen përsëri, sidomos në derbi që luhet fituar. Derbi nuk duhet luajtur, por fituar”, tha tekniku elbasanas.

“Partizani ka organikë më të madhe dhe lojtarë me eksperiencë. E ngrenë ritmin e lojës dhe zëvendësimet që bëhen, si Patrick dhe Haxhiu nga ana jonë. Stabilizimi i portës duhet të vijë me një portier në eksperiencë. Kemi humbur Bekajn në fillim të sezonit, më pas kemi marrë Selmanin që u dëmtua. Kemi Mustafin, Kozin, janë të rinjë dhe për të ardhmen por shfaqin oshilacione. Kjo gjë është e detyruar, nuk është dëshirë, sidomos në ndeshjet derbi”, mbylli fjalën e tij Julian Ahmataj.

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore