Vizita e Albin Kurtit në Tetovë frikësohen Vuçiç, deklarata e presidentit serb: SKANDAL! Promovoi idenë e Shqipërisë së madhe

by KLIKOJE.AL

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”. “Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja dhe Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.

Vuçiç tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është “skandaloze”.

“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiç, shkruan gazeta Koha.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.