Në Shqipëri krahas gripit qarkullon prej më shumë se dy javësh edhe virusi sincicial ose RSV. Virusi prek kryesisht moshat pediatrike duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në sistemin nervor qendror.
Mirëpo, rasti i parë dhe i rrallë në vendin tonë që është konfirmuar dy javë më parë, ka qenë një 16 vjeçar, gjendja e së cilit është përkeqësuar brenda ditës, çka e ka futur në intubim.
“Natyrisht kemi pasur një djalë në moshë 16 vjeçare që ka ardhur në spital në gjendje të rënduar. I rënduar brenda pak orësh. Me temperaturë të lartë, dhimbje koke të fortë, kollë dhe e percipopetoj situatën dhe u fut menjëherë në intubim mekanik. Probleme me trurin, mushkëritë, të zemrës. Një moshë e re të hyje kaq shpejt në intubim, ishte një situatë jo e mirë. Gjykuam se është një situatë gripi, por në sajë të analizave të bëra në ISHP u evidentua shkaktari që ishte RSV. Për ne në shërbimin infektiv është rast i rrallë, tek një adult.
Ishte në një situatë të re. sot gjendja e djalit është e mirë. Ishte hera e parë që ne kishim një rast të tillë dhe kaq të rënduar. Gripi ka temperaturë, dhimbje muskujsh, kollë. E veçanta është se kur je në sezon gripi është e vështirë të mendosh që është dhe ky virus dhe tek të rriturit është situatë e rrallë. Mushkëria ishte e dëmtuar dhe tamponët dolën negativë dhe duke marrë analizën u pa që ishte RSV. Është një gjë e rrallë për t’u evidentuar në këto mosha. Ishte I rënduar në mënyrë të pa pritur dhe tek një moshe e madhe dhe pa asnjë sëmundje tjetër”, tha Çomo.
Drejtoresha e spitalit infektiv, Najada Çomo tha se konstatimi i këtij virusi, që ka simptoma të njëjta me gripin bëhet vetëm me anë të analizave laboratorike në ISHP.
“Një pjesë e moshave të reja janë shtruar në spital sepse temperature ka qenë e lartë. Shenjat kryesore kanë ngjashmëri me gripin dhe simptomat janë rrufa, kolla, dhimbja e gjoksit. Kanë ngjashmëri me natyrë bakteriale dhe diferenca nuk bëhet dot në bazë të shenjave klinike, por diferenca bëhet nëse pacienti është i shtruar në spital dhe i bëhen në spital. Rasti u konstatua para 2 javëve dhe askush nuk e mendoi se është kjo”, u shpreh Çomo.