“Viroza e Selman Stërmasit” zë Tiranën, stadiumi sjell ters për bardheblutë, Laçi e çmonton me tre gola

Tirana është mposhtur në “Selman Stërmasi” nga ekipi i Laçit. Bardheblutë humbën me rezultatin 0-3 përballë kurbinasve, duke marrë kështu një humbje të hidhur dhe duke shpërdoruar një shans të artë për të marrë kreun e renditjes. Golat për Laçin u shënuan nga Sobowale 41′, Manellari 91′, Taleb 93′

Me këtë fitore Laçi kalon Tiranën në klasifikim. Kurbinasit renditen në vendin e 3-të me 10 pikë, ndërsa të besuarit e Shehit në vendin e 4-të po me 10 pikë. Stadiumi “Selman Stërmasi” nuk është shumë fatsjellës për ekipin bardheblu që pas Erzenit, pëson një tjetër humbje të rëndë.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)