“Viroza e Selman Stërmasit” zë Tiranën, stadiumi sjell ters për bardheblutë, Laçi e çmonton me tre gola

Tirana është mposhtur në “Selman Stërmasi” nga ekipi i Laçit. Bardheblutë humbën me rezultatin 0-3 përballë kurbinasve, duke marrë kështu një humbje të hidhur dhe duke shpërdoruar një shans të artë për të marrë kreun e renditjes. Golat për Laçin u shënuan nga Sobowale 41′, Manellari 91′, Taleb 93′

Me këtë fitore Laçi kalon Tiranën në klasifikim. Kurbinasit renditen në vendin e 3-të me 10 pikë, ndërsa të besuarit e Shehit në vendin e 4-të po me 10 pikë. Stadiumi “Selman Stërmasi” nuk është shumë fatsjellës për ekipin bardheblu që pas Erzenit, pëson një tjetër humbje të rëndë.

Related posts

Edlir Tetova i hedh “kripë në plagë” Vllaznisë, postimi pas ndeshjes bën xhiron e rrjetit (FOTO)

“Me fat që jam pjesë e Egnatias”/ Nevil Dede “fluturon” pas fitores ndaj Vllaznisë: Kontrata? Pyesni presidentin

Sherr, karton i kuq dhe gol në fund! Egnatia ‘vret’ Vllazninë në Final-Four (video)