VIDEO VIRALE/ Spikeren e lajmeve e kap e qeshura LIVE, ja kush ishte arsyeja…

by KLIKOJE.AL

Spikeret gjermane të lajmeve njihen për seriozitetin e tyre. Por, ajo që i ka ndodhur folëses së kanalit Tagesschau, Susanna Daubner është bërë vërtet virale. Spikerja ka një karrierë të gjatë dhe drejton lajmet prej 24 vitesh, por erdhi dita që ta kapë e qeshura gjatë transmetimit LIVE. Kolegët e njoftuan nga studio tjetër dhe ajo duhej të lexonte lajmet për samitin e kancelarit gjerman Scholz, por nuk ia doli kurrë.

Shpërthimi i të qeshurave të saj ka zgjatur për gati 1 minutë të tërë dhe duke gjykuar nga reagimet ka marrë mjaft vëmendje në rrjetet sociale. Daubner u përpoq t’i shpjegonte gazetës “Bild” se çfarë ndodhi, duke thënë se shkas për të qeshurën ishte pikërisht një kolege e cila foli me gëzim, pas një diskutimi për rregullat e regbit. Megjithatë, ajo theksoi se shumë shikues e kanë kontaktuar për ta falënderuar që “i bëri ta nisnin ditën duke qeshur”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.