VIDEO/ Skandal tek Kombëtarja e Anglisë, dy lojtarët fusin vajza pa leje në dhomën e hotelit, trajneri Southgate nuk i grumbullon në ndeshjen ndaj Danimarkës

Dy lojtarët e kombëtares së Anglisë, Phil Foden dhe Mason Greenwood nuk do të udhëtojnë me skuadrën drejt Danimarkës pas disa pamjeve që kanë qarkulluar. Dy futbollistët kanë futur dy vajza pa leje në dhomën e hotelit pas ndeshjes së fituar ndaj Islandës 0-1. Dy lojtarët bën debutimin e tyre me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, por që tani kjo arritje tani është lënë në hije. Lojtarëve u ishin dhënë udhëzime të rrepta për të garantuar sigurinë e koronavirusit,  imazhet e publikuara nga gazeta islandeze “DV” tregojnë se dy lojtarët nuk e përfillin protokollin.

Një nga vajzat ka shpërndarë një video të shkurtër në rrjetet sociale që tregon pikërisht dy lojtarët e Anglisë në dhomën e hotelit. Foden ka një djalë dy vjeç dhe është në një lidhje për një kohë të gjatë, ndërsa ylli i United Greenëood u nda me të dashurën e tij në maj.

Në një intervistë me “DV”, një nga vajzat në videon Snapchat që pretendohet se ishte filmuar në dhomën e hotelit tha: ‘Ne nuk kishim ide për këto rregulla [Covid-19], ata nuk na thanë që nuk mund të bënim fotografi.’Një vajzë tjetër pretendoi se i kishte bërë të ditur lojtarëve se fotografitë ishin me një mesazh në Snapchat, por ‘ata nuk e hapën foton’.

Ajo gjithashtu pohoi se ishte në një lidhje ‘me një prej djemve për disa ditë’, duke theksuar: ‘E vetmja gjë që mund të them është se kisha folur me njërin prej tyre për disa ditë.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit