VIDEO/Shtohet tensioni! Policia e Kosovës fillon patrullimin në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka zbarkuar në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut. Veprimet policore vijnë si rezultat i tensioneve të shtuara në veri të Kosovës në tri ditët e fundit, ku pati edhe shpërthime të shumta në vende të ndryshme. Sipas Policisë, ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe analizon zhvillimet në vend, duke bërë vlerësime profesionale në bazë të të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, njoftoi policia.

Një zyrë e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut është jashtë funksionit për shkak se është dëmtuar. Me granatë dore e “shock bombe” dyshohet se është sulmuar kjo zyrë ndërsa Policia, KFOR-i, dhe EULEX në orët e vona të së martës bënë edhe rrethimin e vendit të ngjarjes ku u gjet granata e dorës e cila më pas është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur