Momenti tronditës i rrëfimit të një babai nga Florida, SHBA, i cili ka qëlluar dhe ka vrarë djalin e tij gjatë një sherri, është regjistruar nga një kamera, pak para arrestimit të 52-vjeçarit.
Në videon e publikuar fillimisht nga Local News 10, 52-vjeçari David Contreras shihet duke folur me gruan e tij dhe duke i thënë se djali i tyre ka vdekur. Sipas New York Post, Contreras vrau djalin e tij 22-vjeçar, Eric, në shtëpinë e familjes në Miami.
David Contreras explains on his Ring doorbell to his wife how he just shot his 21 year old son Eric during an argument in Kendall, Florida in November. The mother sounded very calm given the situation. pic.twitter.com/87xw0H26mA
— 9mmSMG (@9mm_smg) February 24, 2024
“Ai nuk merr frymë. Ai ka vdekur”, dëgjohet 52-vjeçari duke i thënë gruas së tij disa momente pasi qëlloi për vdekje të riun më 3 nëntor.
“Sherri rrugës për në shtëpi ishte i padurueshëm”, tha Contreras, duke rrëfyer disa nga gjërat që i tha i biri që e zemëruan atë, përpara se ai ta vriste.
Kur oficerët arritën në shtëpinë e familjes, ata gjetën Eric, një student i Universitetit Ndërkombëtar të Floridës në dysheme dhe konfirmuan se ai kishte vdekur. I riu kishte ardhur për të festuar ditëlindjen me familjen.
Contreras u arrestua dhe u paraqit në gjykatë më 27 nëntor, ku u deklarua i pafajshëm për akuzën e vrasjes së shkallës së dytë.
Ai ndodhet në burg deri në seancës e radhës në gjykatë, më 11 mars.