VIDEO/Shoferi i autobusit kthehet në “hero”, Kamerat filmojnë gjithçka

Një shofer autobusi në Hungari është kthyer në “hero”. Károly Zsolt Kis shpëtoi një të moshuar që ra pre e një grabitje.

Ai  ndaloi mjetin e tij kur pa se e moshuara, me një shkop në dorë po grabitej. Video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së autobusit, tregojnë shoferin hungarez Károly Zsolt Kis që frenon kur shikon një burrë që kërkon t’i marrë çantën të moshuarës në qytetin Miskolc.

Károly, i cili  ka shërbyer edhe në Irak, vrapon dhe e shtyn autorin që po tentonte të grabiste.

Më pas gruaja e moshuar hyn në autobusin e tij teksa Károly riniset sipas itinerarit.

Policia hungareze në lidhje me ngjarjen ka arrestuar 27-vjeçar. Viktima e sulmit nuk u plagos por raportohej se ishte tronditur nga incidenti.

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi