159
Një shofer autobusi në Hungari është kthyer në “hero”. Károly Zsolt Kis shpëtoi një të moshuar që ra pre e një grabitje.
Ai ndaloi mjetin e tij kur pa se e moshuara, me një shkop në dorë po grabitej. Video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së autobusit, tregojnë shoferin hungarez Károly Zsolt Kis që frenon kur shikon një burrë që kërkon t’i marrë çantën të moshuarës në qytetin Miskolc.
Károly, i cili ka shërbyer edhe në Irak, vrapon dhe e shtyn autorin që po tentonte të grabiste.
Më pas gruaja e moshuar hyn në autobusin e tij teksa Károly riniset sipas itinerarit.
Policia hungareze në lidhje me ngjarjen ka arrestuar 27-vjeçar. Viktima e sulmit nuk u plagos por raportohej se ishte tronditur nga incidenti.