VIDEO/ Rama ndalon kryebashkiakun e Shijakut në rrugë: Maska është edhe për hundën, mos mu bëj si Luli që…

Shijaku ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Rama në vijim të turit të tij për inspektimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në të cilat vijon procesi i rindërtimit.

Ndërsa inspektoi punimet në disa prej shtëpive në atë zonë së bashku me kreun e bashkisë, Elton Arbana, Rama i tërhoqi vëmendjen këtij të fundit lidhur me mbajtjen e maskës.

Në një moment Rama i kap me dorën maskën dhe ja ngre sipër për ti mbuluar hundën.

“Këtë maskën ose vëre ose mos e vër. Maska është edhe për hundën, mos mu bëj si Luli që lë hundën jashtë” i tha Rama.

Ndërsa vetë Kryeministri mbante të njëjtën maskë që kishte në Fushë Krujë, e zezë me një trëndafil të madh të kuq.

Lidhur me rindërtimin, Rama tha se Bashkia e Shijakut është modeli i gjithë këtij procesi.

Në Xhafzotaj janë mbi 500 banesa që do të rikthehen në shtëpi të reja.

Related posts

ish presidenti Ilir Meta

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA

20 qershor 2025

Dollari dhe paundi vijojnë rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 20 qershor 2025

Ledian Goga

Nxori nga lumi të miturit që më pas pësuan vdekje klinike/ Shqiptari mban premtimin dhe bën tatuazh portretet e dy djemve (VIDEO)