Video që po ‘thyen’ rrjetin/ Hodhi divanin nga dritarja e pallatit dhe për pak sa nuk vrau një grua, banori bën rrëfimin e frikshëm

by KLIKOJE.AL

Një incident i pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në Turqi, që për pak i mori jetën në gruaje e cila ishte duke dalë nga banesa e vet.

Mesut Duran banor i po të njëjtit pallat kishte blerë një divan të ri për shtëpinë e tij dhe të vjetrën e hodhi nga dritarja.

Ndërkohë gruaja që po dilte nga ndërtesa shpëtoi ‘për një qime’ pa i rënë divani në kokë.

Pas incidentit, Mesut Duran u shpreh: ”Bleva një divan të ri. Pashë që nuk po kalonte njeri poshtë dhe mendova ta hidhja, por ndërkohë fqinji i katit të poshtëm doli nga ndërtesa. U trondita, kur ajo doli. Mund të vdiste’.

Incidenti u kap nga kamera e sigurisë së ndërtesës dhe në pamje, duket gruaja që del nga ndërtesa ndërsa divani bie në dysheme.

Gruaja vazhdon rrugën e saj pasi shikon lart.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.