Gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami u sulmua me lëndë plasëse gjatë kohës që zhvillonte një lidhje direkte për “Shqipëria Live” nga Mitrovica. Teksa ajo po shpjegonte situatën e krijuar në veri të Kosovës, aty ku janë vendosur dy barrikada të reja mëngjesin e sotëm, i është hedhur kapsolli.
Sapo vuri re prezencën e lëndës plasëse, ajo u largua, por pamjet filluan të transmetoheshin live edhe pas ngjarjes.
Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda një qyteti në veri, që kur një grup serbësh lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor.
Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
MINUTA 5:48 Momenti i sulmit