VIDEO/ Po filmonin në Mitrovicën e Veriut, sulmohet nga persona të maskuar makina e gazetarëve kosovarë

Makina me të cilën po udhëtonin stafi i KALLXO.com, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Ekipi i cili po udhëtonte me makinën e zyrës në drejtim të Mitrovicës së Veriut është sulmuar nga grupi i personave të maskuar të cilët po qëndronin në udhëkryqin e kësaj lagjeje. Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se pati një sulm edhe ndaj policisë në Veri. Një efektiv i policisë së Kosovës është plagosur gjatë sulmit të armatosur në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit në orët e vona të së enjtes.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur