VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi me pasagjerë në Elbasan

by KLIKOJE.AL

Një autobus i linjës Elbasan-Tiranë  me pasagjerë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në afërsi të rreth rrotullimit në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Sipas policisë dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit.

“Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia. Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.