336
Partizani sfidon bjellorusët e BATE Borisov në “Air Albania”, në sfidën e parë të turit të parë eliminator të Champions League që do të startojë në orën 20:45.
Kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë suksesin, për të siguruar kalimin në turin tjetër dhe për të pasur mundësi të ecin sa më shumë në Europë. Zbulohet se afro 1 orë para startit të kësaj sfide, ishin shitur 5 mijë bileta.