VIDEO/ Moment që nuk duhet humbur, Xhaka nuk interesohet të bllokojë kundërshtarin dhe feston golin e Kosovës në sekondat e fundit

by KLIKOJE.AL

Pasi zgjodhi që të mos i shënonte Shqipërisë me fanellën e Zvicrës, Granit Xhaka përsërit të njëjtën situatë edhe me Kosovën. Zvicra ka luajtur dje në transfertë ndaj Kosovës, atje ku ndeshja është mbyllur me shifrat 2-2.

Goli i barazimit erdhi nga Vedat Muriqi në sekondën e fundit të ndeshjes, në aksionin e fundit. Por në atë moment vërtet për t’u mos humbur është reagimi i Granit Xhakës. Pavarësisht se mesfushori shqiptar kishte në dorë që të ndalonte dhe të ndërhynte për të prishur aksionin e golit, nuk e zgjodhi një gjë të tillë.

Ai qëndroi në vend, i palëvizur, megjithëse ishte rasti i fundit i takimit. Xhaka nuk lëvizi asnjë hap, madje në momentin e gjuajtjes u përkul me trup për të parë më mirë topin që po hynte në rrjetë. Një festë tërësisht e përmbajtur e Xhakës që Kosova i shënojë Zvicrës, por që mund t’i prish jo pak punë në vend helvet. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.