VIDEO/ Kupa fituar nga Besiktas, Rashica i vetmi që merr dy medalje, Muçi përqafohet nga presidenti i klubit turk

by KLIKOJE.AL

Besiktas triumfon në Kupën e Turqisë. Klubi turk ku aktivizohen edhe shqiptarët Ernest Muçi e Milot Rashica, ia doli të triumfojë në finalen ndaj Trabsonzporit dhe të ngrejë lart për herë të 11 në histori trofeun e Kupës së Turqisë. Vlen të theksohet se Ernest Muçi ishte titullar te Besiktas dhe u zëvendësua vetëm në shtesë, ndërsa Rashica erdhi nga stoli për të luajtur disa minuta.

Një moment interesant ishte dhënia e medaljeve, Milot Rashica ishte i shoqëruar së bashku me dy fëmijët e tij dhe pjesëtarët e Federatës i dhanë dy medalje sulmuesit dardan, ndërsa pas tij ishte Ernest Muçi që vetëm buzëqeshte, ndërsa në fund mori përqafimin e presidentit të Besiktasit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.