VIDEO/ Ja përplasja e Grezdës me futbollistin e Rijekës pas ndeshjes së djeshme

KROACI-Grezda u bë protagonist i ngjarjeje të shëmtuar në fund të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kroacisë mes Rijekas dhe Osijek që përfundoi me fitoren 3-2 me përmbysje të skuadrës vendase. Shqiptari i Osijek i cili në atë takim u aktivizua për 62 minuta, në përfundim të sfidës u përplas fizikisht me sulmuesin e Rijekas Antonio Colak dhe e goditi me grusht në kokë kundërshtarin e tij.

 Me grushtin që i dha rivalit të tij, Eros Grezda rrezikon të dënohet nga 2 deri në 6 ndeshje nga komisioni i Etikës në Federatën Kroate të Futbolli, por në rast se gjesti i tij cilësohet i rrezikshëm, shqiptari mund të pezullohet për 6 muaj nga futbolli. 

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës