266
Ditën e dielë në orën 13:30, Erzeni do të luajë ndaj Laçit në transfertë, një përballje e vështirë për shijakasit që kërkojnë me patjetër të arrijnë te fitorja për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes. Megjithatë tekniku Alfred Deliallisi duhet të bëjë me disa mungesa të rëndësishme.
Klikoje Sport ka mësuar se portieri Klevis Hasanbelli ka pësuar një dëmtim në dorë dhe nuk do të jetë i gatshëm jo vetëm për këtë sfidë, por edhe ndaj Vllaznisë javën tjetër. Në seancën e fundit Kahrimanović pësoi një dëmtim, megjithatë lojtari me shumë gjasa do të jetë pjesë e skuadrës. Ardit Peposhi nuk do të jetë gjithashtu i gatshëm për shkak të një problemi fizik.