(VIDEO) Çfarë mund të ndërtohej me 109 milionë eurot që i duhen paguar Bechettit

by S.M

Ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandija thotë se Edi Rama vendosi interesat e tij personale mbi ligjin dhe vendin, ndërsa shqiptarët duhet të paguajnë gjobën 109 milionë euro ndaj biznesmenit italian, Francesco Bechetti.

Duke e konsideruar një krim, ajo thotë se dëmi ekonomik i shkaktuar nga Edi Rama po e vret ekonominë.

Duke publikuar një video, Mandia tregon se sa shkolla dhe spitale mund të ishin ndërtuar me këto para.

Reagimi i plotë:

Kryeministri në ikje po dëmton çdo ditë interesin publik. Lufta e tij personale me sipërmarrësin italian Francesco Bechetti do t’u kushtojë të gjithëve shqiptarëve plot 109 milionë euro!

Edi Rama vendosi interesat e tij personale mbi ligjin dhe interesat e vendit dhe për dëmin që ai u shkaktoi shqiptarët e varfëruar duhet të paguajnë gjobën 109 milionë euro, në vend që këto para t’i mbanin për vete.

Ky është krim. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga Edi Rama po e vret ekonominë dhe po zbraz xhepat e shqiptarëve.

Shikoni sa familje dhe biznese mund të ishin ndihmuar me kaq shumë para! Sa shkolla dhe spitale mund të ishin ndërtuar? Sa njerëz mund të ishin ndihmuar? 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.