Kur udhëtoni në ndonjë shtet paksa më të largët, gjëja e parë që bëni është që të mendoni për udhëtim me aeroplan, në mënyrë që të arrini deri atje sa më këndshëm dhe sa më shpejt.
Ekziston vetëm një gjë e cila mund t’ju prishë përjetimet, nëse shteti në të cilin udhëtoni nuk ka aeroport, andaj udhëtimi me aeroplan ju është i pamundshëm.
Ekziston një numër i vogël shtetesh të cilat gjenden në këtë listë, mirëpo edhe disa shumë të popullarizuara ndër to.
1. Vatikani, si një zonë me 109 hektarë , e vendosur në mes të Romës, nuk ka aeroportin e vet. Vizitorët mund të arrijnë lehtë atje nëpërmjet kryeqytetit italian.
2. Ngjashëm, San Marino është gjithashtu i rrethuar nga toka italiane. Vendi i pestë më i vogël në botë, ka rreth 33,000 banorë dhe është vetëm nëntë milje nga Aeroporti Ndërkombëtar Federico Fellini në Rimini të Italisë.
3. Për të vizituar Monakon – vendi i dytë më i vogël në botë pas Vatikanit – duhet të kaloni përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Nice – Francë , që është vetëm 25 minuta udhëtim deri në Monaco, vend ky që ka vetëm 38,500 banorë. Është interesante se vendet e treta dhe të katërt më të vogla, Nauru dhe Tuvalu , kanë aeroportet e tyre, ndërsa e pesta dhe e gjashta nuk kanë.
4. Ne përmendëm tashmë San Marinon, ndërsa për të shkuar në Lichtenstajn, do të duhet të kaloni aeroportin e Zvicrës, St Gallen-Altenhrein, 24 milje larg kryqytetit.
5. Poashtu aeroport nuk ka as Andora. Vend ky që mjafton vetëm 25 milje ta ngasësh makinën për ta parë nga njëri cep në tjetrin. I shtrirë në një luginë të vargmaleve Pirinej, nënkupton që ndërtimi i një piste të aeroportit do të ishte e vështirë, kështu që vizitorët mund të arrijnë përmes Spanjës apo Francës. Opsioni më i afërt për kryeqytetin e Andorës është Aeroporti Girona-Costa Brava në Spanjë.
6. Nuk ka udhëtim direkt as për Palestinë, por Aeroporti Ndërkombëtar i Ben Gurionit në Izrael është vetëm 15.5 km larg nga Betlehemi.