Vesa Luma është një nga këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar, të cilët e pëlqejnë për talentin si dhe për sinqeritetin e saj.
Luma prej disa vitesh është e martuar me këngëtarin Big Basta dhe fryt i dashurisë së tyre është vogëlushi Lian.
Së fundmi, dyshja festuan 5-vjetorin e martesës dhe gjatë një interviste tregoi se mori një propozim të dytë nga partneri dhe shumë shpejt çifti do të bëjë një ceremoni të dytë.
Këngëtarja foli edhe për largimin nga Shqipëria dhe tregoi se bashkë me Big Bastën vendosën të zhvendoseshin në Zelandën e Re, pasi panë që Liani do të kishte një të ardhme më të sigurt atje se në vendin e tij. Në fund të emisionit “Rudina” ajo u përlot, duke u shprehur se ndjen mall për Shqipërinë.
Ditën e djeshme ajo publikoi në Instagram një tekst shumë emocionues të shkruar nga Big Basta, që përshkruan të gjithë rrugëtimin e tyre drejt Australisë dhe largimin e trishtë nga Shqipëria.