“Vendimet e arbitrit ishin të çuditshme”/ Eleminimi nga Conf.League, Zekic i premton tifozëve: Do të jemi sërish për titullin kampion

by KLIKOJE.AL

Partizani nuk arriti të kualifikohej në Conference League. Pas humbjes në Kazakistan me rezultatin 1-0, përballë Astanës në “Elbasan Arena” të besuarit e Zekiç zhvilluan një super ndeshje.

Një ndeshje e cila përfundoi 1-1, por një rezultat që nuk mjaftonte të ndryshonte fatet e “Demave” në aventurën europiane.

Pas kësaj sfide foli edhe trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Zoran Zekiç.

NDESHJA – Sigurisht që jam i mërzitur. Edhe po të shohësh djemte në dhomat e zhveshjes janë të zhgënjyer. Kemi zhvilluar ndeshje të mirë dhe kemi bërë pak gabime nga ana tekniko-taktike.

FRIKA – Asaj që i druhesha ishte shpërqëndrimi, një gjë që e biseduam dhe në dhomat e zhveshjes. Në prekjen e parë të topit ata na ndëshkuan.

PREKA NË SULM – Futa Kekon dhe Prekën si qendërsulmuesa që të provonim me krosime. Por mendoj që kemi pasur probleme me 5 apo 6 lojtarë siç është Grezda pasi vetëm ditën e djeshme është stërvitur normalisht.

ARBITRI – Nuk e kam në mënyrën time që të flas shumë, por vendimet e arbitrit ishin të çuditshme. Pas 5 minutash lojë na ndëshkoi me karton të verdhë. Rasti i Rrapaj ishte i dyshimtë, por jam i habitur me arbitrin që nuk shkoi tek VAR.

GABIMET TAKTIKE – Kur bën një presing të lartë, mund të bësh dhe gabime taktike. Duke bërë një apo dy gabime edhe skuadra futet nën presion.

ZËVENDËSIMET – Përsa i përket zëvendësimeve të Carës dhe Rrapajt patëm ndryshime pasi futëm Prekën. Ai kishte mundësi, por përsëri nuk ia arritëm. Kishim mundësi të shënonim në minutat e fundit por nuk ia arritëm.

PSIKOLOGJIA – Kemi pasur probleme dhe nga ana psikologjike. Fola për këtë në dhomat e zhveshjes. U goditëm menjëherë dhe këto janë të lidhura me anën psikologjike.

PRESINGU – Kur luan me presing të madh është e vështirë që të luash gjatë gjithë ndeshjes. Nuk mund të përgjigjesh me të njëjtin ritëm gjatë 90 minutave.Nuk kisha lojtarë për të zëvendësuar në pozicione korrekte.

BINTSOUKA – Jam i kënaqur me të, por nuk mund të jem i kënaqur momentalisht me rezultatin apo si përfundoi kjo ndeshje. Tashmë e kemi vëmendjen tek Superiorja.

MBROJTJA E TITULLIT – Ne do të luftojmë për titullin kampion. Do punojmë shumë. Janë edhe dy ekipe të tjera në garë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.