Kosova pësoi një humbje zhgënjyese në shtëpi ndaj Turqisë me rezultatin minimal 0-1, duke i dhënë fund shpresave për një kualifikim historik në Kupën e Botës 2026, e cila do të organizohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Pas ndeshjes, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, ku një pjesë e tifozëve kanë drejtuar akuza të forta ndaj sulmuesit Vedat Muriqi, duke aluduar për një “shitje” të mundshme të takimit.
Sulmuesi nuk ka qëndruar i heshtur përballë këtyre pretendimeve. Ai ka reaguar ashpër ndaj një komentuesi, duke i cilësuar akuzat si të papranueshme dhe fyese. Muriqi theksoi se të vësh në dyshim përkushtimin e tij ndaj Kosovës është absurde, ndërsa shtoi se kush mendon në këtë mënyrë, ose ka probleme serioze mendore, ose i mungon respekti dhe ndjenja kombëtare.
REAGIMI:
Turp të qoftë. Gjysmë turk që e flet turqishten, si shumica që janë të lindur në Prizren, por që është më patriot dhe që ndihet më kosovar se ti. Të mendosh që një lojtar i Kombëtares në një lojë vendimtare për shtetin e vet, të shesë lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale ose të jetë një njeri pa gjak, pa ndjenja dhe pa respekt. Për një lojtar që i ka dhënë gjithçka për kombëtaren e Kosovës. Ty personalisht gjithë këtë mund, gjithë këtë dhimbje prej ditës së parë deri më dje që e kam bërë për futbollin e shtetit, për kombëtaren, kurrë hallall nuk ta bëj. Të dënoftë Zoti!