528
Kanë kaluar 40 ditë nga vdekja e 17-vjeçarit Antonio Delilaj, i cili humbi jetën në ambientet e “Club Orange” në Srandë, ku punonte si kamarier.
Humbja e tij i ka tronditur familjarët që akoma nuk e kanë kaluar dhimbjet për ndarjen e tij nga jeta. Një nga familjarët e Antonios ka publikuar disa nga fotografitë e 17-vjeçarit në rrjetin social “Tik Tok” dhe i dedikon disa fjalë adoleshentit.
Komentet ngushëlluese janë të shumta, një pjesë e tyre nga shokë dhe të njohur të adoleshentit.
17-vjeçari ndërroi jetë pasi një ashensor që përdorej për transport mallrash në ambientet e lokalit e zuri poshtë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Për ngjarjen, është arrestuar pronari i “Orange club”, dhe personi që kisthe montuar ashensorin.