156
Vazhdon konferenca masive e qeverisë për anti-korrupsionin.
Por po ashtu po vazhdon edhe ‘spiropalizimi’ i kësaj konference.
Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila u bë subjekt ironie online pasi tha se qeveria po bën përpjekje të mëdha kundër korrupsionit, tani vjen një deklaratë nga kreu i Kadastrës, Artan Lame.
Ky i fundit ka thënë se në Kadastër nuk ka korrupsion, pasi po i kërkojnë rritje rrogash.
“Ajo që i vë kapakun është se në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, shenja më e sigurt e uljes së korrupsionit”, tha Lame.
“Në qoftë se për doganierët dhe punonjësit e Hipotekës dikur thuhej “po pse, ka edhe rrogë”, fakti që tani po më bëjnë presion për rritje rroge, tregon që është ulur shumë indeksi i korrupsionit”, u shpreh Lame.