230
Skuadra e Erzenit ka pak ditë që ka nisur zyrtarisht punë për sezonin e ri, një sezon me ndryshime të rëndësishme pasi do të ketë lojtarë të rinj në radhët e klubit shijakas.
Një ditë më parë, klubi bëri të ditur se ishte larguar nga radhët e tij Florijan Krdriu. Sot, është bërë e ditur se skuadrës i ka dhënë lamtumirën edhe mbrojtësi Xhelil Asani.
NJOFTIMI I ERZENIT
KF Erzeni njofton se kemi mbyllur bashkëpunimin me Xhelil Asanin . Klubi e falënderon për gjithçka dha me fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierë.
Xhelil Asani ka një dedikim për ju : Falenderoj shumë klubin e Erzenit dhe tifozerinë e zjarrtë shijakase, ju dëshiroj shumë suksese në vazhdim, do të jem gjithmonë tifoz i Erzenit në kampionatin shqiptar.