Valur “djeg” ëndrrën e Vllaznisë, goli i Megi Doçit nuk mjafton në finalen për play-off e Championsit

by KLIKOJE.AL

Vllaznia e femrave është mposhtur nga Valur në ndeshjen e vlefshme për finalen e Grupit 7 në Champions League-n e femrave. Shkodranet u mposhtën me rezultatin 1-2 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Të parët që kaluan në avantazh ishin islandezet në minutën e 23-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve. Në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 81’, Valur dyfishoi shifrat.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Vllaznia la gjurmën e saj. Në minutën e 90’+1’ Megi Doçi realizoi një supergol nga jashtë zone. Por ky gol nuk mjaftoi që Vllaznia e femrave të përsëriste historinë dhe kështu eliminohen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.