Këngëtarja e madhe e skenës shqiptare, Aurela Gaçe, ka ndarë me ndjekësit disa video të vajzës së saj teksa kërcen në një nga koncertet e artistes.
Abi, 5 vjeçe, është vajza e dytë e Aurela Gaçes, ndërkohë që vajza e madhe, Greis, është 11 vjeçe tashmë.
E veshur me një kostum lelja, Abi ka “pùshtuar” skenën e mamasë së saj me kërcimet e saj.
Aurela ka shkruar krah videove:
Abi ime, e vogla e mamës.
Kishte kohë që më thoshte, dua tek skena jote, dua të vij tek skena. Mbas shume kërkesash, ja plotësova dëshirën.
Ishte e pregatitur me gjithe arsenalin e saj prej një 5-vjeçareje. Donte edhe kostumin e performances…. Por, ndodhi që nuk bëri koreografine që kishte muaj që e mësonte përmendësh.
U hutua mesa duket nga skena,dritat, plus përballja me duartrokitjet,nuk është aq e lehte.
Por çfare më gezoi më shumë ishte fakti që nuk u tërhoq, as nuk e dha veten që s’po bente atë koreografine e saj. Perkundrazi, vazhdoi jepte performance me çfare mundi, edhe u ekzaltua nga duartrokitja. Te des mama…
Faleminderit të gjitheve ju miq e dashiamirës qe ishit aty ate nate edhe e mbeshtetet nje femije me deshira, si çdo femije tjeter. Femijet tanê të kenë jetë, shëndet e kurrë mos u dorezofshin përballe sfidave të jetës.
Abi e kaloi sfidën e parë. Ky fakt më gezoi zemrên ( se si prind, sigurisht nuk do te me vinte mire ta shihja te trembur e të tërhiqej)
Nje lutje për fëmijet tanë… të rriten pranë nesh,plot dashuri e plot shëndet.”