“Vajti kilja e vajit si kile mjalti”/ Qytetari i kërkon llogari për rritjen e çmimeve të ushqimeve, kryeministri Rama i jep përgjigjen që nuk e priste! (REPLIKAT)

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një postim në lidhje me rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Pikërisht në këtë postim një komentues i ka kërkuar llogari numrit Ramës për rritjen e çmimeve të ushqimeve.

“Bravo me këtë rast rriten çmimet e ushqimeve pak më shumë e rrogat po aq… Mos ndërto më shkolla se vajti kilja e vajit si kile mjalti”, shkruante qytetari në komentin e tij përbri postimit të Ramës.

Kryeministri nuk është kursyer aspak në përgjigjen e dhënë, teksa i thotë se, sistemi është ndërruar në vitin 1990 dhe nuk i përcakton shteti çmimet, por tregu.

“Po çfarë lidhje ka ndërtimi i shkollave me kilen e vajit! I dashur ne e kemi ndërruar sistemin në vitin 1990 dhe çmimet në këtë sistem i përcakton tregu, jo shteti, quhet kapitalizëm, jo komunizëm…”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Related posts

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa”/ Rama ironizon Berishën: Politikan i…