“Urime vëlla”/ Fitorja e Interit ndaj Atletico-s, batuta e futbollistit zikaltër; nxjerr Asllanin si lojtarin e ndeshjes (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Inter mund 1-0 Atletico Madridin në ndeshjen e parë të 1/8-tave tw Champions League, duke marrë një avantazh të vogël sa i përket kualifikimit. Në “San Siro”, zikaltërit krijuan disa raste shënimi me Thuram dhe Martinez në pjesën e parë, por pas dëmtimit të francezit, i takoi Arnautovic të firmoste avantazhin e skuadrës së Inzaghit. Pas disa gabimeve të bujshme, austriaku doli në skenë duke shënuar golin vendimtar 1-0 në minutën e 79-të pas një pritjeje të Oblak ndaj Martinez.

Ky lojtar u shpall si lojtari i ndeshjes. Menjëherë pas mbylljes së takimit, nuk munguan batutat mes Fratesit dhe Asllanit, dy miqtë e ngushtë te Interi.

“Përpos të gjithave, urimë vëlla”, ishte foto e hedhur nga Fratessi për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar, i cili qëndroi në stol, shfaqej duke mbajtur trofeun e lojtarit të ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.