“Çift I bukur”, kështu e ka komentuar Beniada foton e Megit dhe të Endri Çekicit, teksa dyshja ka trazuar rrjetin ditët e fundit dhe të gjithë janë të bindur se ata janë në një lidhje. As futbollisti dhe as Megi nuk kanë reaguar lidhur me këta zëra, por fotot e tyre të njëjta nga ishulljt Seychelles flasin shumë. E ndërsa deklarata e mbrëmshme e Beniadës mund të merret si një lloj konfirmimi.
Megi dhe Beniada janë anëtare jurie bashkë në programin “He/She’s on Top” dhe mbrëmë në “Procesin Sportiv” u diskutua në studio për lajmet se Endri dhe Megi janë bashkë.
Manushi pyeti Beniadën nëse dinte gjë dhe në një një moment modelja u shpreh se janë një çift shumë i bukur.
Biseda:
Edi Manushi: Çfarë ka ndodhur?
Beniada: Ka ndodhur që kam parë Megin me pushime me disa breshka. Ka nxjerrë story breshkat. Ka dalë bukur në këtë foto Megi.
Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?
Beniada: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.
Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!
Beniada: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.