Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë detyrohet të mbyllë dy programe studimi, nuk kishte studentë

Janë mbyllur dy programe studimi në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, pasi nuk pati asnjë regjistrim.

Ka qenë senati akademik që ka marrë vendimin për pezullimin e dy programeve të studimeve si Filozofi – Sociologji dhe Ekonomiks.

Të dyja prej këtyre programeve nuk kanë patur asnjë student të regjistruar ndërkohë që senati ka marrë vendimin për vazhdimesine e programeve të Matematikës, Informatikës dhe Fizikës, duke qenë si programe strategjike.

Vendimi për pezullimin e këtyre dy programave ka ardhur vetëm një ditë pas nisjes së vitit të ri akademik 2023/2024.

Viti i ri akademik nisi me protestën e studentëve të mjekësisë, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë, që i detyron ata të punojnë 5 vite në vend.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën