Një vendim tepër i papritur ka ardhur së fundmi nga një prej konkurrentëve të “Big Brother VIP 3”, Fation Kuqari.
Gjatë një bisede të zhvilluar në oborr, së bashku me Vesa Smolicën dhe Albi Nakon, Fationi ka deklaruar se nëse fjalët që ai ka thënë nuk dalin ashtu, në ‘Prime-n’ e së shtunës ai do të lërë garën brenda shtëpisë.
View this post on Instagram
“Nuk dua të prek njeri në burrëri, se e di çfarë do të thotë ajo të prekësh, por unë i pashë dje vëlla, nuk duhet të nxitohesh në fjalët që thua. Edhe unë dhashë një fjalë, u betova për gjënë më të shtrenjtë, për mbesën time dhe nëse nuk është ajo unë të shtunën do dal nga “Big Brother”, ka thënë Fationi.
View this post on Instagram
Por për çfarë bëhet fjalë?
Një ditë më parë Fationi pati një debat me tone të larta me Graciano Taganin.
Ata janë përfshirë në disa debate, ku sipas Kuqarit ka degraduar dhe në fyerje. Fationi edhe dje u betua se do dalë nga shtëpia nëse nuk del fjala e tij që ka thënë.