106
Napoli vret kampionatin në Itali. Skuadra e drejtuar nga Spalletti triumfoi 2-1 ndaj Romës dhe çoi në 13 pikë distancën nga vendi i dytë, duke vënë një dorë mbi titullin kampion.
Osimhen zhbllokoi sfidën që në minutën e 17′ me një goditje të fortë nga brenda zonës, duke nisur festën e napolitanëve.
Roma barazoi në të 77-ën me El Sharawin, por vetëm për pak minuta, pasi Simeone shënoi të dytin për Napolin, duke vulosur fitoren dhe 3-pikëshin.