UEFA merr vendimin për ndeshjen Shqipëri-Poloni: Do të fillojë me një minutë heshtje!

Dueli Shqipëri-Poloni do të fillojë me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që ka goditur Marokun. Tragjedi ku kanë humbur jetën shumë njerëz të pafajshëm, duke shkaktuar një dhimbje që do duhet kohë të kalojë.

Qeveria Europiane e Futbollit, ka vendosur që të mbahet një minutë heshtje në “Air Albania” përpara nisjes së duelit të zjarrtë të kombëtares kuqezi. 

Mendimet e futbollit europian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.

Një tërmet i fortë goditi shtetin afrikano-verior. Mbi 1 mijë persona kanë ndërruar jetë, teksa të shumtë janë edhe të lënduarit nga kjo ngjarje e tmerrshme.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit