“Ua sa i bukur qenke bërë ti ore”/ Olta rrëfen historinë e njohjes me partnerin: Kape se qenka super yll

Olta Gixhari ka rrëfyer historinë sesi u njoh me partnerin, teksa bisedonte me banorët në oborr. Aktorja tregoi se e gjitha ka qenë një rastësi dhe takimi i tyre ka ndodhur në Spanjë.

“Më 23 dhjetor nisem me avion. Në 4 të mëngjesit, hap Instagramin unë, sa hypa në avion dhe shikoj një mikun tonë të përbashkët që kishte hedhur një story, një mik i imi dhe i shoqes sime, kishte hedhur foto nga aeroporti. I shkruajta e pyeta je në aeroport? Po tha jam për Madrid. Po dhe unë për Madrid i thashë. Me kë je? Me Besianën i thashë. Ai mbërrinte gjysmë ore pas meje. Ndodhi që na u shty avioni. Ndërkohë ky shoku ynë i përbashkët e kishte lënë të takonte Dorin (partnerin e Oltës) në Madrid. Unë me këtë shoqen time s’kishim lidhje fare me këtë. Ne kishim rezervuar hotelin, do kalonim Krishtlindjet atje. Me shokun e lamë do pinim një kafe në aeroport. Arritëm ne, mua mu fik telefoni s’kisha bateri, kjo shoqja s’e kishte numrin se ai kishte ndryshuar numër. Shkuam në hotel ne, vura telefonin në karikim, shoh unë 100 mesazhe, i thashë hajde pimë kafe te hoteli se ishim në qëndër. Erdhi ai me makinë, me një shok dhe ishte Dori. Sa doli Dori nga makina, unë shtanga. Atë e kisha parë shumë vite më përpara. Fjalia parë që i thashë ishte: Ua sa i bukur qenke bërë ti ore! Ai serioz, unë u emocionova. Shkuam te markata e Madritit për të pirë verë. Unë gjatë gjithë kohës i thoja shoqes sime: O Zot sa i mirë ky, kape! Është super yll! Sa ajo më tha në një moment: Olta ke harruar që jam e fejuar? Nëse të pëlqen kaq shumë kape vetë. Unë isha e bindur që ai s’do më pëlqente kurrë. I thashë ai do vajzë të urtë, të qetë. Shkuam në një qytet tjetër të Spanjës, Seville, shumë romantik qyteti, morëm një apartament, ata flenë veç, ne veç, një aventurë e gjitha dhe asgjë më tepër. Pimë verë, kemi folur shumë. Atë darkë ndodhi shkëndija e parë me sy mes meje dhe atij. Unë vazhdoja bëja si budallaqe sepse mendoja që ai nuk më pëlqente. Unë jam tip energjike, i shpreh ndjenjat, emocionet kurse ai është komplet ndryshe”

Më pas Olta rrëfeu se partneri e ftoi në Romë dhe i tha: “Mendohu mirë, nëse je e bindur që do rrish me mua, do vish. Nëse jo, mos më merr në telefon”

“2-3 takimet e para ju betohem nuk jemi puthur as në buzë. Vetëm flisja, i kam treguar gjithë historinë e jetës sime, nuk pushoja. Sa një moment më tha po ti kaq shumë flet gjithmonë? Unë vetëm flisja dhe pija verë”, tregoi Olta.

Aktorja tregoi edhe momentin e propozimit: “Ai nuk është romantik, ishim në Romë, më propozoi pa unazë. Kishte shumë njerëz, bëri këtë gjestin e bukur, u ul në gjunjë dhe më tha a do të rrish me mua përjetë? Pooo i thashë, njerëzit duartrokitën, hoqa një unazë nga gishti ja dhashë dhe i thashë merre dhe bëje prapë”.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)