U tha se Ivan Balliu është dëmtuar, gazeta spanjolle nxjerr zbuluar Shqipërinë/ Ja si qëndron e vërteta

by KLIKOJE.AL

Ivan Balliu është infektuar me COVID-19, ky është lajmi që raportohet nga jornadaperfecta. Mbrojtësi nuk ishte as në stol në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë.

Hamdi Salihi para ndeshjes u shpreh në Supersport se Balliu ishte dëmtuar, por në Spanjë raportojnë për infektimin e anësorit të Rayo Vallecano.

Balliu luajti disa minuta me kombëtaren tonë në duelin kundër Hungarisë dhe tani në klubin spanjoll shpresojnë të dalë negativ para ndeshjes ndaj Real Betis.

Te Shqipëria në grumbullimin e fundit rezultuan të infektuar me COVID-19 edhe Erjon Hoxhallari, Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula, si dhe fizioterapisti Arzen Voci.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.