“U surprizova nga përballja me Çekinë”/ Shpëtim Duro analizon Shqipërinë: Ndeshja vendimtare është ajo me Poloninë, duhet të ruhemi nga euforia

Shqipëria doli me pikë mbrëmë nga Çekia, duke marrë kështu një barazim 1-1 shumë të vlefshëm në rrugën e gjatë dhe të vështirë drejt Euro 2024. Shpëtim Duro, trajneri i Strugws dha mendimin e tij për takimin e luajtur në Pragë. Duro u shpreh optimist për të ardhmen e kuqezinjve, ndërsa theksoi se grupi mund të rritet akoma më shumë. “E përjetova ndeshjen me emocion si çdo shqiptar.

Dy ndeshjet paraardhëse, dy fitoret me Moldavinë dhe Ishujt Faroe kishin krijuar një ambient jashtëzakonisht pozitiv. Ndeshja me Çekinë ishte pozitive, pati shumë përkrahës për kuqezinjtë. Kishim përballe një rival të fortë, një kundërshtar me mjaft përvojë. Jam befasuar nga paraqitja e ekipit, jo vetëm nga rezultati, por nga mënyra sesi u përball me një ekip të fortë si Çekia. Skuadra luajti ballë për ballë skuadrës çeke.

Barazimi i Bajramit erdhi në momentin më të keq tonin. Pjesa e mbetur e lojës? Mund të shfrytëzonim disa momente për të fituar. Ndeshje vendimtare. Stadiumi do jetë plot, duhet të jemi të kujdesshëm, mos të rrëmbehemi nga euforia. Me lojtarët që kemi në repartin sulmues, jemi të gatshëm për të bërë dëm.”

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)