U deshën dy ditë që Ministrja Bora Buzhaqi, të arrinte të raportonte mbi projektbuxhetin e vitit 2023 në Komisionin e Çështjeve Sociale në Kuvend.
Shkak janë bërë debatet e inicuara që një ditë më parë nga kryetarja e komisionit, Grida Duma.
Edhe sot situata ka qenë e njëjtë, por Muzhaqi ka arritur të raportojë më në fund.
Paraprakisht gjatë raportimit, deputeti Ilir Metaj ka debatuar me Dumën, ndërsa kjo e fundit ka ndërprerë mbledhjen duke kërkuar marrjen e masave disiplinore për deputetin Ilir Metaj.
Debati:
Duma: Unë përmbahem me ty, se e di se çfarë bën ti, pastaj ku u sulesh kolegëve.
Metaj: Me mua?
Duma: Po përmbahen se nuk është çështja të bëhesh lajm se si u sulesh kolegëve.
Ndërkohë, deputeti Metaj flet.
Metaj: Do të më ndërpresësh mua kur flas?
Duma: A më pyete?
Metaj. Si të më ndërpresësh…
Duma: Nuk të ndërpreu, të bëri koment.
Metaj: A mund të ma shpjegosh pak si është komenti.
Duma: Kështu është, koment dhe ndërprerje janë dy gjëra të ndryshme.
Metaj: Si është në formimin tuaj, ku ndryshojnë ndërprerja dhe komenti.
Duma: Duke qenë se ju keni fuqinë të vazhdoni, unë them vazhdoni.
Meta: Jo fuqinë, unë kam të drejtën.
Duma: Edhe të drejtën..
Metaj: Këtu mundohuni të përmbaheni dhe të respektoni kolegët kur flasin, sepse edhe kur flisni ju nuk jam dakord me ato që thoni, biles mendoj, çfarë nuk mendoj, por respektoj të drejtat tuaja.
Kështu që edhe kur flas, përmbahuni, përmbahuni është shumë e thjeshtë. Keni edhe ujë para.
Duma: Ndërpritet komisioni dhe do të mblidhemi për masë displinore.
Metaj: Si qe kjo.
Duma: Kështu siç po ua them. T’u drejtohet kolegëve ke ujë para, apo ke ujë mbrapa do të merret masë disiplinore.