Në fillim të kësaj jave Beatrix Ramosaj bëri një deklaratë të fortë që pak daljes nga Big Brother Vip, ku tregoi për gjendjen e saj emocionale të renduar si pasojë e bullizmit dhe ofendimeve.
Trixa bëri thirrje që kjo gjë të ndalojë dhe madje në disa momente gjatë videos u shfaq e përlotur.
Këngëtarja mori një mbështetje të madhe nga fansat dhe personazhe të njohur publikë, ndërsa së fundmi ka marrë edhe mbështetjen e Vera Orës, mamaja e Rita Orës.
Vera ka publikuar videon e Trixës me fjalët:
“Ndalni bullizmin! Shëndeti mendor ka rëndësi!”
Beatrix ka ripostuar mbështetjen nga Vera Ora duke shkuar:
“Faleminderit, kjo do të thotë shumë për mua.
U ZGJOVA KETE MENGJES ME KETE POSTIM KAQ TE RENDESISHEM PER TE GJITHE NE!
E DIME QE BULLIZMI KA RRENJE TE THELLA, SIDOMOS NE NJE KOMB TE VOGEL SI I YNI, SIÇ E DIME DHE QE DITE PAS DITE MUND TE BEJME NJE HAP PERPARA PER TA TEJKALUAR ATE. TE NJOHUR, TE PANJOHUR, PUBLIK, JOPUBLIK, ME BESONI NJE KOMENT DASHAKEQES DHEMB NJESOJ! FALEMINDERIT @VERAORA, PERULEM PARA GJITHE PUNES SUAJ PER SHENDETIN MENDOR DHE TE DREJTAT E NJERIUT! #INSPIRIM.”
Pas këtyre fjalëve të Trixës, Vera Ora ka reaguar sërish duke thënë:
“Jemi komb I lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur, hajde ta ndihmojmë njëri-tjetrin pavarësisht kush është në pyetje, bullizmi s’ka vend në vendin tonë!!!”
Dhe këngëtarja ka shkruar:
“E vlerësoj zemrën tënde të mirë dhe përpjekjen që po bën për të ndërgjegjësuar rreth shëndetit mendor. Faleminderi që je një zë I fortë dhe që dëgjove historinë time.”