U shënjestrua me ofendime nga tifozët e Milanit, futbollisti i Napolit i drejton pjesën intime (video)

Nuk ndodhi vetëm sherri mes Paolo Maldini dhe Luciano Spalletti, që trazoi mbrëmjen spektakolare të futbollit, në të cilën Milan fitoi 0-4 ndaj Napolit. Për tu sinjalizuar është edhe kapitulli i dytë i marrëdhënies së vështirë mes Matteo Politano dhe tifozëve kuqezi. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, kur anësori i të kaltërve po përgatitej të ekzekutonte një goditje dënimi në të djathtë.

Teksa i afrohej topit, një kor ofensiv ndaj tij nisi nga sektori i miqve në stadiumin Maradona. Politano reagoi duke u kthyer nga tifozët e Milanit dhe duke prekur pjesët intime. Lojtari u mundua të “maskojë” gjestin e shëmtuar duke rregulluar pantallonat e shkurtra. Gjesti nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët, që e vunë edhe më shumë në shënjestër.

Politano (ndër të tjera, një ish-lojtar i Interit) u shënjestrua nga tifozët kuqezi gjatë gjithë ndeshjes edhe për shkak të precedentit në ndeshjen e parë. Në shtator, Napoli triumfoi 2-1 në San Siro me golin e tyre të parë të shënuar (penallti) nga Politano. Ai festoi nën Curva Sud me gjuhën e nxjerrë jashtë dhe, pas fishkëllimave, kishte vendosur duart mbi veshët e tij.

Related posts

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont

Ekipi i Superiores drejt shkrirjes, largon të gjithë lojtarët dhe shet vetëm një futbollist