U prezantua në janar me shumë bujë, Kukësi ndërpret bashkëpunimin me sulmuesin

by KLIKOJE.AL

Kukësi ka nisur spastrimet vetëm një ditë pas përfundimit të kampionatit. Verilindorët kanë vendosur të ndajnë rrugët me sulmuesin Johnson Owusu. Ky i fundit u afrua në merkaton e janarit, por nuk dha rezultatin e pritur në fushën e lojës.

25-vjeçari shënoi vetëm një gol në ndeshjet e zhvilluara, duke mos u shndërruar në faktor për Kukësin. Për këtë arsye, skuadra e Rrahman Hallaçit ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimim me Johnson-in, pavarësisht se kontrata mes palëve përfundonte në vitin 2025. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.