U përfol si kandidat për pankinën e Vllaznisë, Ernest Gjokës ‘i del emri’ te një tjetër skuadër

Te Kukësi merkaton e këtij sezoni e kanë marrë shumë me qetësi. Drejtuesit nuk duan të nxitohen dhe mos pjesmarrja në Europë ua jep këtë komoditet. Në Kukës po reflektojnë për të nxjerrë se çfarë nuk shkoi siç duhet këtë sezon, për t’i përmirësuar për sezonin e ardhshëm.

Rraman Hallaçi ia doli që të mbajë verilindorën në Superiore, por ende nuk ka marrë konfirmimin për sezonin e ardhshëm. Gjëja e parë që duhet të marrë drejtim në Kukës është pikërisht trajneri. Në mos Hallaçi dikush duhet të marrë përgjegjësi për të ngritur skuadrën aty ku duhet.

Pikërisht për këtë në skenë ka dalë emri i trajneri që i shpalli për herë të parë kampion. Ernest Gjoka flitet si një ndër kandidatët për të ndërtuar sërish një ekip të fortë dhe që pretendon për trofe.

Gjoka gëzon simaptinë e çdo kukësiani, pasi ishte “arkitekti” i vetëm që soli trofet e parë në Kukës.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)