U largua mes polemikave nga Tirana, Najdovski gati të transferohet te rivalët bardheblu

by S.M

AF Elbasani po mendon shpejt për merkaton dhe për të lënë gjurmë në Superiore duhen lojtarë  me eksperiencë dher që e njohim mirë elitën. Kështu Filip Najdovski është lojtari i radhës për të cilin drejtuesit elbasanas kanë bërë ofertë.

Shtypi i shkruar bën me dije se verdheblutë synojnë të përforcojnë mbrojtjen dhe ish-kapiteni i Tiranës i përmbush kriteret e tyre dhe tashmë mes palëve kanë nisur edhe kontaktet e para. 31-vjeçari është një lojtar i lirë në treg, pasi ka mbyllur bashkëpunimin me bardheblutë, me të cilët ka fituar edhe një titull kampion.

Në këto kushte AF Elbasani tenton ta mbajë në Superiore, por këtë herë të veshë fanellën verdheblu. Maqedonasi u bë pjesë e Tiranës 4 sezone më parë, ndërsa u kthye në një lider të bardhebklutë, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Eksperienca e tij do të ndihmonte ekipin e Nevil Dedes për sezonin e ri, ku synimi është të kapin “Final – Four”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.