3 persona janë vënë në pranga në Tiranë. Kjo pasi u kapën në flagrancë në një lokal duke vënë baste sportive me anë të celularit. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u bë në sajë të finalizimit të operacionit “Fati i lojërave”, Pas kontrolleve të shumta në disa lokale dhe ambjente të tjera kanë evidentuar disa raste të basteve të palejuara. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë evidentuar dhe goditur raste të tjera të kësaj veprimtarie.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– I. T., 26 vjeç, R. C., 19 vjeç dhe E. S., 41 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit ku u gjetën 3 shtetasit e arrestuar, shtetasi B. M., 50 vjeç, të katërt banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një lokal në rrugën “Ndre Mjeda”, dyshohet të vendosur në dispozicion nga shtetasi B. M., për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, u kapën në flagrancë shtetasit I. T., R. C., dhe E. S., duke vendosur baste sportive, nëpërmjet celularëve të tyre, që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.