U dorëhoq nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të “RTSH”-së/ Ja pozicioni i ri që do të mbajë Enkelejd Joti

Enkelejd Joti është dorëhequr nga detyra e tij si drejtor i Përgjithshëm i “RTSH”-së.

Mësohet se arsyeja e dorëheqjes është një post i ri.

Joti do të emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Më 15 nëntor 2021 u zgjodh drejtor nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave.

Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të “Top Media”-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003-shi deri në dhjetor të 2015-ës kur ai dha dorëheqjen.

Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës, teksa më herët ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të Përgjithshëm të “TVSH”-së.

Nga viti 2017, ai ka qenë drejtori i ri i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, e ndërsa pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, për korrupsion me tenderat, ai mori pjesë në garën për të drejtuar “RTSH”-në, ku u shpall fitues dhe mori 7 nga 9 vota të Këshillit  Drejtues.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi